Tottenham ka refuzuar sërish të shesë Harry Kane.
Javën e kaluar, klubi i Mynihut bëri një ofertë përfundimtare për sulmuesin anglez, e cila kaloi 100 milionë euro duke përfshirë bonuset.
Tottenham refuzoi të shesë 30- vjeçarin për para, sipas Sky Sports. Klubi anglez dëshiron të marrë 25 milionë paund më shumë për shitjen e sulmuesit sesa i ofroi Bayern Munich.
Kontrata e Kane me Tottenhamin është deri në verën e vitit 2024. /G.D abcnews.al/

