Lufta në Ukrainë, vritet një grua gjatë sulmeve ruse

schedule14:39 - 7 Gusht, 2023

schedule 14:39 - 7 Gusht, 2023

Të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse që kanë shënjestruar rajonet ukrainase të Dnipropetrovskit dhe Hersonit, thanë zyrtarët e Kievit më 7 gusht.

Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në Telegram se një grua është vrarë dhe një burrë ka pësuar lëndime në kokë nga granatimet ruse në një zonë të banuar në qytetin e Hersonit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, granatimet nisën rreth mesnatës. Të paktën dy punëtorë të kërkim-shpëtimit po ashtu janë plagosur përderisa po tentonin të evakuonin banorët pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë, që u godit nga sulmet ajrore ruse.

Forcat ukrainase rimorën Hersonin dhe pjesë të provincës me po të njëjtin emër, në nëntor, disa muaj pasi këto territore u pushtuan nga Rusia.

Por, trupat ruse vazhdojnë të granatojnë qytetin dhe zonat përreth nga lumi Dnjepër. Një doktor u vra, ndërkaq një infermiere u plagos nga granatimet ruse në spitalin e Hersonit. Ky sulm ndodhi më herët gjatë këtij muaji.

Forcat ruse kanë sulmuar provincën e Dnipropetrovskit gjatë natës me raketa dhe artileri të rëndë, thanë zyrtarët rajonalë. Ende nuk ka raportime për viktima.

Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake në këtë rajon, tha se ekipet e emergjencave kanë shuar zjarrin pas sulmeve me raketa në qarkun Sinelnik.

Sulmet ruse kanë vazhduar mëngjesin e së hënës edhe në zonën Mirivsk, tha Lysak. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjatë ditës së kaluar janë zhvilluar rreth 50 përleshje.
Kievi javën e kaluar e përshkroi situatën si “shumë të rëndë dhe të tensionuar” si në lindje po ashtu edhe në ju të shtetit./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!