Vrasja e 32-vjeçares në Urën e Dajlanit, lihen në burg dy autorët

schedule13:18 - 7 Gusht, 2023

schedule 13:18 - 7 Gusht, 2023

Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezën në Urën e Dajlanit, disa ditë më parë, Aldo Ibrahimi dh Ylli Grabovari janë lënë në burg nga Gjykata.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht. Sipas burimeve të ABC, dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur teksa ata ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.

Policia shoqëroi fillimisht 17 persona, mes tyre edhe dy autorët, të cilët fillimisht u lanë të lirë, por përgjuesi “i mori në qafë”.

“Shpëtuam edhe këtë herë”  mësohen të kenë thënë dy autorët pasi u lanë të lirë, e ka qenë pikërisht kjo bisedë që i riktheu përfundimisht në qeli duke pranuar më pas krimin.

Për ngjarjen janë proceduar penalisht  edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici.r.t/abcnews.al