Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë një 34 vjeçar nga Durrësi i cili akuzohet se ka vjedhur një banesë në lagjen numër 8 të qytetit.
Gjithashtu një tjetër i arrestuar është në Kavajë pasi në fshatin Spille ka vjedhur një motoçikletë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan një 34 vjeçar, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë teksa vidhte në një banesë, në lagjen nr.8.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin 32 vjeçar, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi ka vjedhur një motoçikletë në fshatin Spille”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al