Tashmë gjithçka është shumë pranë konfirimimt dhe “gardiani” zviceran i portës së “bavarezëve” të Bayern Munich, Yann Sommer pritet që jo më larg se ditën e nesërme të veshë fanellën “zikaltër”, ashtu siç këta të fundit kanë kërkuar prej kohësh.
Me largimin e Onanas, Handanovic e Cordaz, Inter tashmë ka ngelur pa portier dhe Sommer ka zbarkuar në Milano, pasditen e kësaj të diele dhe klubi gjerman duket se e ka dhënë “dritën jeshile” për vazhdimin e operacionit dhe gjithçka pritet të përfundojë 24 orët e ardhshme sapo “zikaltërit” të paguajnë shumën e kërkuar nga bordi i Bayern.
Për kartonin e zviceranit, këta të fundit kërkojnë 6 milionë euro dhe “zikaltërit” janë të gatshëm të paguajnë gjermanët shifrën e kërkuar, ndërsa përsa i përket kontratës personale ende nuk është bërë publik asnjë detaj. /i.m /abcnews.al