Pavarësisht aludimeve të shumta, se Kylian Mbappe shumë shpejt mund të veshë fanellën e “galaktikëve” të Real Madrid, “ylli” francez nuk ishte prioriteti kryesor i “mbretërve” të Madridit këtë sezon.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, objektivi kryesor i merkatos së “los blancos” këtë sezon ishte pikërisht “fiksimi” i Bayern Munich, “bomberi” anglez i skuadrës së Tottenham, Harry Kane.
Mirëpo, “galaktikët” hoqën menjëherë dorë nga “rekordmeni” i “tre luanëve”, sapo mësuan se Mbappe mund të arrinte në “Santiago Bernabeu”, megjithatë vlen të theksohet se i preferuari i Carlo Ancelotti ishte pikërisht “bomberi” anglez. /i.m /abcnews.al