Ka humbur jetën një nga të plagosurit në sulmin në lokalin në Prishtinë. Mediat vendase shkruajnë se shefi i repartit intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka ka deklaruar se ka humbur jetën një 39 vjeçar.
“Njëri prej të lënduarve me armë zjarri nga gjuajtja e mbrëmshme në Prishtinë, edhe pas intervenimeve nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve dhe në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Uka për KosovaPress
Ndërkohë vijojnë të jenë në spital 16 qytetarë të tjerë të cilët janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë apo nga fragmentet e qelqit te lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, derisa janë identifikuar dy persona të dyshuar, të përfshirë në këtë rast./abcnews.al