Liverpool triumfoi pastër 0-2 përballë MK Dons mbrëmjen e shkuar, takim i vlefshëm për raundin e tretë të EFL Cup. Të kuqtë e Jurgen Klopp nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, duke arritur kualifikimin për në raundin tjetër. Rivali i tyre do të jetë Arsenali.
Në takimin kundër MK Dons, Klopp pati mundësinë të aktivizojë shumë lojtarë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të impresionojnë. Mes shumë talentëve të tjerë, u aktivizua edhe Harvey Elliot. Sulmuesi u transferua këtë verë nga ekipi i Fulham.
Talenti anglez u bë lojtari më i ri në histori që vesh fanellën e Liverpoolit në një ndeshje kompetitive, vetëm 16 vjeç e 174 ditë. Një rekord se vështirë se do të thyhet dhe Klopp i ka siguruar Liverpoolit një talent që premton shumë për të ardhmen./abcnews.al