Ish-presidenti amerikan Donald Trump po udhëton në Uashington për t’u paraqitur në gjykatën penale për herë të tretë në katër muaj.
Ai u largua nga rezidenca e tij në New Jersey i shoqëruar nga siguria për të udhëtuar drejt Uashingtonit, aty ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.
Trump do t’i merren shenjat e gishtave përpara se të paraqitet në gjykatë për akuzat penale në lidhje me përpjekjet e dyshuara për të penguar dhe përmbysur zgjedhjet e 2020.
Aktakuzat e paraqitura përfshinin “komplot për të dëmtuar, penguar dhe mposhtur funksionin e qeverisë federale përmes pandershmërisë dhe mashtrimit”.
Politikani republikan tashmë është akuzuar në dy raste të tjera: për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe pagesë ndaj një ylli porno.
/abcnews.al