Drejtori i Policisë së Durrësit, Skender Hitaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me vrasjen e 32-vjeçares Luljeta Preza në Urën e Dajlanit.
Ai tha se është bërë në kohë rekord identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.
Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase, të cilat kanë qenë të pranishme në momentin e krimit, por nuk e kanë kallëzuar atë deri në momentin që janë shoqëruar në polici.
Hitaj shton, se pas kësaj ngjarje të rëndë, vëmendja ndaj këtij fenomeni do të jetë e shtuar.
“Nga veprimet e thelluara hetimore , nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të.
U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.
Këta shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.
Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni” tha ai./abcnews.al