Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Pogradecit pasi u kap në flagrancë duke transportuar me një furgon 24 shtetas të huaj.
Emigrantët kishin ardhur nga Lindja e Mesme dhe me ndihmën e të riut do të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve europiane.
Në këmbim 26-vjeçari u merrte paratë shtetasve të huaj./ABC News Albania 24/7