Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë Dritan Goxhajt.
Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtes nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit te UÇK-së.
LEXO EDHE: Urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës, arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së
Përballë togave të zeza, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.
Ai kërkohet nga autoritet e Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.
Kujtojmë që Dritan Goxhaj, shoqërues i trupave amerikane gjatës Luftës së Kosovës në vitin 1999, u arrestua në Tiranë më datë 31 korrik./abcnews.al