Fluksi i turistëve rëndon trafikun/ Për të përshkuar rrugën Balldren – Shënkoll duhet 1 orë e 30 minuta

schedule13:45 - 2 Gusht, 2023

schedule 13:45 - 2 Gusht, 2023

Kjo pamje është zakonte në Lezhë përgjatë verës.

Fluksi i lartë i automjeteve që përshkojnë superstradën shkakton trafik të rënduar kryesisht nga Balldreni në Shënkoll.

Janë afro 15 kilometra që drejtuesit e mjeteve detyrohen ta bëjnë për mbi 1 orë e gjysmë.

Ata thonë se rruga nuk ka probleme dhe është e pajisur me sinjalistikë por e kanë të pamundur të shmangin trafikun për shkak të numrit të lartë të mjeteve në qarkullim.

Më problematike janë orët e para të mëngjesit dhe ato të pasdites.

Për shkak se nuk i njohin rrugët, të paktë janë ata që përdorin akset dytësore që kanë më pak ngarkesë. Këtë zgjedhje e bëjnë kryesisht pushuesit nga Kosova që vijnë në shengjin, te cilet përdorin aksin e vjetër Lezhe Milot për të vijuar me pas në Rrugën e Kombit/abcnews.al