Moti – E enjte, 26 Shtator 2019

schedule08:12 - 26 Shtator, 2019

schedule 08:12 - 26 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare. Pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gradualisht të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pasditja dhe orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!