Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në një market në aksin rrugor Prishtinë – Ferizaj.
Tre të dyshuar, njëri me armë kallashnikov e tjeri me çekan, kanë grabitur një shumë parash dhe një sasi cigaresh.
Menjëherë pas grabitjet të dyshuarit janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa aty ka mbërritur policia.
“Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.