Goditja e shërbimeve të sigurisë ruse ndaj spiunëve ukrainas vazhdon. Së fundmi tre shtetas janë arrestuar me dyshimin se i kanë dhënë informacion grupit pro-ukrainas, Sektori i Djathtë.
Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, tre burra u arrestuan në qytetin rus të Voronezh nga FSB dhe u akuzuan për tradhti.
Sugjerohet se ata i kishin kaluar grupit të dhëna dhe informacion mbi aktivitetin ushtarak rus dhe infrastrukturën e transportit në rajon.
Sektori i Djathtë është koalicion i grupeve të ekstremit të djathtë, ultra-nacionalistë pro-ukrainas. /abcnews.al