Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Maliqin. Një 46-vjeçare u vra dhe u hodh nga bashkëshorti i saj në një gropë pranë banesës.
ABC News ka siguruar foton e autorit të krimit, Gjergji Mullalli, i cili pas krimit është larguar dhe është në kërkim nga policia dhe po ashtu foton e viktimës, Luiza Mullalli.
LEXO EDHE: “Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit”, nëna e viktimës flet pas vrasjes në Maliq
Sipas informacioneve, autori punonte në ndërtim dhe dyshohet se ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima punonte rrobaqepëse në Korçë.
Viktima për shkak të problemeve ishte me urdhër mbrotje, por kjo nuk e ndaloi autorin të kryente krimin.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë dhe kapjen e autorit./abcnews.al