Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në familje ku një 28 vjeçare është plagosur me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”në Fier, ku një 49 vjeçari, Robert Kotsi pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Nertila Furrxhiu, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën autori plagosi bashkëshorten e tij.
Ndërkohë 28 vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al