“Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit”, nëna e viktimës flet pas vrasjes në Maliq

schedule22:10 - 29 Korrik, 2023

schedule 22:10 - 29 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq këtë të shtunë ku një 46 vjeçare është vrarë dhe hedhur në një gropë pranë banesës nga bashkëshorti i saj.

ABC News ka siguruar disa video nga vendi i ngjarjes, ku një e afërme e viktimës akuzon bashkëshortin dhe familjen e tij për vrasjen e Luiza Mullallit.

Nëna e 46 vjeçares, Muazez Ferati shprehet se Gjergji duhet ta paguajë për atë që bëri ose do tu vërë zjarrin të gjithëve si familje.

LEXO EDHE: Ishin prindër të tre fëmijëve, ky është autori që vrau bashkëshorten në Maliq

“Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit që nuk u përmbyse në aeroplan. si nuk ja vura zjarrin pleqve e të tërëve”, shprehet ajo.

Ndërkaq kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti saj.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./abcnews.al