E rëndë, burri vret gruan në Maliq, policia jep detaje

schedule21:26 - 29 Korrik, 2023

schedule 21:26 - 29 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq ku dyshohet se një person ka vrarë gruan e tij.

Sipas policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, një 46 vjeçare.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj i cili ndodhet në arrati. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Ndërkaq policia ka ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al