Po digjte mbeturinat, zjarri dogji një sipërfaqe të madhe toke, kapet 60 vjeçari në Kavajë

schedule10:50 - 28 Korrik, 2023

schedule 10:50 - 28 Korrik, 2023

Një 60 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi akuzohet për zjarrëvënie.

Sipas policisë i arrestuari ndezi zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 60-vjeçarin.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në territor, me qëllim parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë 60 vjeçari, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!