Pasi kaloi një sezon tepër të suksesshëm te skuadra e Montpellier, në kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, ku arriti të shënojë plot 19 gola e të dhurojë 6 të tjerë në 33 përballje, “bomberi” francez, Elye Wahi tashmë është në “radarët” e “gjigandëve” të futbollit evropian.
Për sulmuesin 20-vjeçar interes kanë shfaqur Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt dhe “blutë” e Chelsea, me këta të fundit që kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare për sulmuesin, prej plot 27.5 milionë eurosh, ofertë kjo që nuk u pranua nga francezët e Montpellier.
Mirëpo, vetë lojtari është duke “shtyrë” klubin për të gjetur akordin me londinezët, teksa vetë Wahi e dëshiron një kalim në Premier League e më sakte te Chelsea që në këtë merkato vere e për këtë arsye negociatat mes dy klubeve janë ende duke vazhduar dhe pritet që gjithçka të zgjidhet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al