Opozita propozoi sot një formulë të re për reformën zgjedhore që nuk përfshin parlamentin. Rikthimi i saj në tryezën e OSBE-së nuk u prit mirë nga opozita parlamentare e cila, shkaktoi debate të shpeshta në takim, duke detyruar ambasadorin Borchardt të kërkojë normalitet. Tryeza u bojkotua në pjesën e dytë të saj, edhe nga opozita jo parlamentare dhe nga ajo jo parlamentare.
Partia Demokratike, LSI-ja dhe Partia Republikane propozuan përmes Ivi Kasos një formulë të re për reformën zgjedhore, që përjashton parlamentin. Pas kësaj, përfaqësuesit e opozitës u larguan, duke shkaktuar duke shkaktuar zhurmë nga opozita parlamentare.
Rudina Hajdari beson që mund të bindë partitë e mëdha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Astrit Patozi mendon që marrëveshja mund të përfshijë gjithçka, por jo ndryshimin e sistemit. Sherret për radhën e mbajtjes së fjalimeve, bënë që opozita e re të largohej nga tryeza. Gjë që nuk i pëlqeu Rudina Hajdarit.
I zhgënjyer nga sjellja opozitare u shpreh dhe Borchardt.
“Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël. Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen. Njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu. Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin”.
Pas pak orësh pushim, parlamentarët e rinj u rikthyen në tryezë, duke e quajtur emocionale sjelljen e mëparshme kur braktisën punimet, ndërsa Damian Gjiknuri, nuk refuzon formulën e re të propozuar nga PD./ABC News Albania 24/7