Vuçiç takime me Palmer dhe Reeker: Ju e dini kushtin për dialogun me Kosovën

schedule12:27 - 25 Shtator, 2019

schedule 12:27 - 25 Shtator, 2019

Presidenti i Serbisë është takuar në Nju Jork me diplomatët e lartë amerikanë Palmer dhe Reeker me të cilët ka biseduar për mundësinë e rifillimit të dialogut me Kosovën pas heqjes së taksës nga ana e Prishtinës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar në Nju Jork me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e heqjes së pengesave për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiç u shpreh se Serbia është e gatshme të rikthehet në tryezën e dialogut pas heqjes së taksës, pasi siç tha ai “me të vërtetë mbron arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës. Kompromisi gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat e serbëve atje, si dhe ruajtjen e interesave kombëtar dhe shtetëror të Serbisë”.

Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe u ra dakord që paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik, si dhe rrugën evropiane të të gjithë rajonit.

Në Nju Jork me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer është takuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa tema e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!