Al Hilal i paraqiti PSG-së një ofertë prej 300 milionë euro për kartonin e Mbappe, ndërsa për lojtarin 400 milionë euro për dy sezone dhe 300 milionë të tjera nga të drejtat televizive. Klubi e ka pranuar si ofertë, ndërsa tashmë pritet përgjigja e Mbappe.
Thashethemet e fundit flasin gjithashtu se Mbappe ka filluar të shqyrtojë idenë e negociatave me sauditët, edhe nëse preferenca e tij mbetet për t’u larguar në një transferim të lirë pas një sezoni.
Megjithatë, sipas raportimeve nga “L’Equipe”, në Arabi nuk e kanë humbur shpresën dhe vazhdojnë të ruajnë ëndrrën për të parë Mbappe në Ligën Saudite. Aq sa një delegacion i Al Hilal ndodhen në Paris për të folur me yllin e kombëtares së Francës dhe t’i prezantojnë atij projektin dhe ta bindin gjithashtu të thotë “po”.
Takimi vendimtar pritet së shpejti./h.ll/abcnews.al
Al Hilal delegation, in Paris this week as they want to propose their plan to Kylian Mbappé ???
◉ Chance to join for just one year then leave in 2024.
◉ €200m fixed salary plus commercial deals/image rights up to €700m.⚪️ PSG sources still feel he agreed with Real Madrid. pic.twitter.com/8cPBsm3Mkt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2023