Tottenham u eliminua mbrëmjen e djeshme nga EFL Cup. Londinezët barazuan pa gola me Colchester dhe u desh gjuajtja e penalltive për të përcaktuar skuadrën që kalonte më tej. Djemtë e Pochetinos nuk u treguan të saktë nga pika e bardhë.
Përveç eliminimit të Tottenham që mori vëmendjen kryesore, një penallti e skuadrës vendase po bën xhiron e botës në internet. Jevani Brown, sulmuesi i Colchester’, ka provuar të shënojë me “panenka”, por ka dështuar.
Topi i gjuajtur prej tij shkoi në krahun nga u hodh portieri dhe u ndal prej tij. Fatmirësisht skuadra e tij fitoi dhe kështu Brown nuk do të mbajë barrën e rezultatit të skuadrës së tij. /abcnews.al
Arguably one of the worst penalties you’ll ever see. Mr Brown will be a relived man this morning. I’d imagine,he will be apologising to all his #Colchester team mates when they are next in. What was this all about?#ColU https://t.co/h5WCV6bSTM
— ColchesterViews. (@Colchesterviews) September 25, 2019