“Nuk kam marrë asnjë lek”, Firat e mbyll me Vllazninë

schedule09:15 - 25 Shtator, 2019

schedule 09:15 - 25 Shtator, 2019

Vllaznia vuan shumë prej bllokimit të llogarive. Klubi ka vështirësi për të bërë pagesat dhe ditët e fundit janë ankuar punëtorët e fushës dhe trajnerët e moshave. Nuk janë vetëm ata të prekurit, pasi edhe turku Engin Firat, i cili mbuloi vjet rolin e drejtorit sportiv, tregon që nuk është paguar.

Ai thekson se i ka përfunduar kontrata dhe miqësisht ka qenë krah administratorit Suad Lici. “Marrëveshja që kisha me Vllazninë ka mbaruar. Thjesht në këtë periudhë unë kam ndihmuar administratorin Suad Lici me këshilla. Zyrtarisht nuk jam nën kontratë me Vllazninë”, tregon në të përditshmen “Panorama Sport” Firat.

Atij nuk i pëlqen që Vllaznia sulmohet shumë në Shkodër, ndërkohë që tregon në lidhje me pagesat e pashlyera. “Nuk kam marrë asnjë lekë që nga muaji marsi dhe deri më tani. Pavarësisht kësaj kam ardhur edhe në verë në Shkodër për të mbështetur Licin”, shprehet turku Firat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!