Prej dy ditësh është larguar nga shtëpia, motra kërkon 33-vjeçaren në Lushnjë: Na ndihmoni ta gjejmë

schedule15:23 - 25 Korrik, 2023

schedule 15:23 - 25 Korrik, 2023

Një 33-vjeçare nga Lushnja është larguar nga banesa prej dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Si pasojë, motra e saj ka bërë denoncim në Polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!