Kundërofensiva/ Forcat ukrainase raportojnë përparim modest

schedule22:08 - 24 Korrik, 2023

schedule 22:08 - 24 Korrik, 2023

Forcat ukrainase thonë se po bëjnë përparim modest në lindje dhe jug, si dhe po frenojnë përpjekjet ruse për të ecur përpara në rajonin e Donetskut, por në përgjithësi duket se ka pasur pak ndryshime në vijat e frontit.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas u shprehën se fushat e minuara ruse dhe aftësitë e luftës elektronike po pengojnë përparimin, shkruan CNN.

Oleksandr Kurbatov, me mbrojtjen territoriale të qytetit Dnipro, tha të hënën se njësitë ukrainase po punonin shumë për të ecur përpara në një zonë të njohur si Parvazi Vremivskyi.

Ai deklaroi se forcat ruse po sillnin njësi të reja të “ushtarakëve shumë të kualifikuar”, të cilët po përdorin mbulesën e errësirës dhe korridoret e dizajnuara me kujdes nëpër fushat e minuara për të sulmuar pozicionet ukrainase.

Valerii Shershen, një zëdhënës i forcave ukrainase në jug, pranoi se përparimi ishte i ngadaltë, duke thënë se “njësitë e goditjes patën sukses të pjesshëm dhe përparuan në territorin e armikut nga 350 metra deri në 1.4 km”./abcnews.al