Kryebashkiaku i qytetit portual Manta në Ekuador, Agustin Intriago, u qëllua për vdekje, në një sulm që tronditi establishmentin politik në vend.
Policia tha se 38-vjeçari Intriago, i cili u rizgjodh si kryetar bashkie i Mantës në shkurt, kishte inspektuar punët publike në qytet në kohën e sulmit, shkruan Reuters.
Në sulmin e rëndë u vra dhe një kalimtare dhe u plagosën dy nga sulmuesit sipas autoriteteve.
Policia ende nuk ka konfirmuar një motiv, por raporton se Intriago kishte marrë kërcënime së fundmi.
Një i dyshuar u arrestua, ndërsa një tjetër arriti të shpëtonte./abcnews.al