Merkato e “çmendur” nga Galatasaray, turqit duan “arkitektin” spanjoll

schedule17:56 - 24 Korrik, 2023

schedule 17:56 - 24 Korrik, 2023

Një klub i vogël, me histori të madhe, por që po dhuron spektakël këtë merkato vere. Bëhet fjalë për kampionët turq të Galatasaray, të cilët kanë arritur deri më tani të sigurojnë shërbimet e 3 “yjeve”, Wilfried Zaha nga Crystal Palace, ish-“bomberin” e Villarreal, Cedric Bakambu dhe “yllin” argjentinas, Mauro Icardi.

Mirëpo, sulmi nuk është i vetmi repart, që turqit duan të forcojnë, me teknikun Okan Buruk, që tashmë kërkon një lojtar me përvojë në mesfushë dhe duket se i “përzgjedhuri” i teknikut dhe bordi të turqve vjen nga La Liga.

Sipas mediave, disa emisarë të Galatas kanë zhvilluar takimet e para me agjentët e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Niguez, me spanjoll, i cili prej kohësh nuk është më pjesë e planeve të teknikut Diego Simeone. Deri më tani situata është “e qetë” dhe nuk ka raportime të tjera, por pritet që kampionët turq të jenë destinacioni i radhës i mesfushorit. /i.m /abcnews.al