Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar kushtet ligjore për dy kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Vladimir Mara dhe Esmeralda Keshi Cami. Njëri prej tyre do të përzgjidhet për të zëvendësuar Gentjan Osmanin, i cili u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në realcionin drejtuar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, prokuroria sqaron se dy kandidatët kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të KLP-së.
Aktualisht Vladimir Mara është prokuror te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa Esmeralda Keshi Cami, prokurore në Dibër. /ABC News Albania 24/7