Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Deputetë të PD kundër Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, kërkesë e ligjvënësve të djathtë

schedule15:02 - 24 Korrik, 2023

schedule 15:02 - 24 Korrik, 2023

Janë vetëm 5 ditë nga rikthimi i Lulzim Bashës sërish në krye të Partisë Demokratike, deputetët që e kundërshtuan që në fillim, duan ta bllokojnë një gjë të tillë.

“Partia nuk është pronë e një njeriu.”

Ata nuk kanë në përgjigje të tyren se si kjo mund të ndodh, por kanë përgjigjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar demokratrë, që nuk e njohin procesin e zhvilluar deri më tani për rikthimin e Bashës.



Këshillin Kombëtar, që e coi procesin, përpara deputetët demokratë thonë se është i pavlefshëm, për shkak të numrit të ulët, të atyre që ishin prezentë më 20 qershor.

A do të jetë Gjykata një derë, ku do të trokasin deputetë?

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ende nuk e ka këtë opsion në tryezën e tij, por ka një tjetër hap që do të ndjek fillimisht.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar”

Kjo mbledhje do të ndodh para së shtunës apo pas, kur Basha do të jetë zgjedhur, kjo cështje ende nuk ka vendim nga Sekretari i Përgjithshëm. Megjithatë vetë grupi mbështetës që përgatiti terrenin e rikthimit të Bashës me letra, pritet të tregojë të paktën numrin e anëtarëve demokratë, që do të votojnë të shtunën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!