Një 45-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan në Përmet.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Gerti Hoxha po udhëtone me një motoçikletë, teksa ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj,
Motoçikleta ka dalë nga rruga dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al