Një ikën e një tjetër e zëvendëson në mënyrë të menjëhershme. Bëhet fjalë për sulmin e “bluve” të Chelsea, repart, i cili nuk po gjen “qetësi” këtë merkato vere, teksa pas largimit të Aubameyang vetëm 2 ditë më parë, londinezët kanë arritur akordin me një tjetër talent të sulmit.
Bordi i “bluve” ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Montpellier, për të transferuar talentin 20-vjeçar të sulmit, Elye Wahi, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar te francezët, duke shënuar 19 gola e dhuruar 5 asistime në vetëm 33 përballje të regjistruara në Ligeu 1.
Sipas raportimeve të mediave, “blutë” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 20-vjeçarit të “gjelave” francezë, megjithatë pritet që Wahi të mos luajë që në sezonin e tij të parë te Chelsea në Premier League, por të huazohet për të fituar më shumë eksperiencë. /i.m /abcnews.al