Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sanremo në Vlorë, këngëtarët italianë koncert në qytetin bregdetar

schedule12:51 - 23 Korrik, 2023

schedule 12:51 - 23 Korrik, 2023

VLORË- Mbremja e së shtunës ishte magjike për qytetin e Vlorës. Sanremo zbriti në qytetin bregdetar me emrat më të njohur të muzikës italiane të viteve 80-të. Albano, Pupo, Marco Masini, Ricardo Fogli e shumë të tjerë. Michele Zarrilo për rreth katër orë kanë performuar në skenën e ngritur në Lungomare Vlorë për qytetaret vlonjate, por edhe për turistët e shumtë.

Këngë hite, fituese të Sanremos ndër vite kane sjellë një atmosferë ndryshe në qytetin bregdetar duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes Vlorës, Shqipërisë dhe Italisë.

 



View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Vetë këngëtarët e njohur italiane kane mbetur të surprizuar nga atmosfera e gjetur, ndërsa disa prej të cilëve ishin për herë të parë në Vlorë kanë premtuar që do rikthehen sërish në Shqipëri.

Koncerti i nisur rreth orës 21 ka vijuar deri rreth orës 01.00 duke u ndjekur nga një numër i madh qytetarësh dhe pushuesish në një mbrëmje magjike të këngës italiane në Vlorë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!