PSG në “ndjekje” të Bernardo Silva, City nuk pranon më pak se 100 milionë euro

schedule22:34 - 21 Korrik, 2023

schedule 22:34 - 21 Korrik, 2023

Prej kohësh tashmë “gjigandët” francezë të PSG e kanë shfaqur dëshirën për të transferuar në “Parc des Princes”, “fantazistin” e “qytetarëve” të Manchester City, Bernardo Silva, teksa kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare prej 42 milionë eurosh, mirëpo kjo duket se nuk mjafton.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i PSG dëshirontë të përfshinte në marrëveshje dhe kartonat e dy lojtarëve, Marco Verratti e Gianluigi Donnarumma, megjithatë pavarësisht ofertës tunduese, në “Etihad” nuk pranojnë më pak se 100 milionë euro për kartonin e portugezit, por PSG nuk dëshiron të paguajë aq shumë.

Në krahun tjetër, nëse Bernardo Silva i jep fund “aventurës” së tij, te kampionët e Evropës, atëherë e gjithë “vëmendja” e “qytetarëve” në këtë merkato vere do të shkonte drejt “arkitektit” italin të mesfushës, Nicolo Barella. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!