Levy në “udhëkryq”, Harry Kane nuk rinovon me Tottenham

schedule22:14 - 21 Korrik, 2023

schedule 22:14 - 21 Korrik, 2023

Prej disa javësh tashmë “drama” mes Bayern Munich e “londinezëve” të Tottenham për transferimin e “bomberit” anglez, Harry Kane nuk po mbaron, por mesa duket ngjarjet e sotme mund ta çojnë drejt fundit.

Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi 29-vjeçar ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, të llogaritur deri në verën e ardhshme, duke konfirmuar kështu se në rast qëndrimi, ky do të jetë viti i tij i fundit te Tottenham.

Në të tilla kondita, Presidenti i Spurs, Daniel Levy tani është i detyruar ta shesë te “bavarezët” rekordmenin e Tottenham ose ta lërë atë të largohet, si një lojtar i lirë sapo të hapet merkato e verës e vitit 2024. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!