Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Daçiç: Stoltenberg e kupton situatën dhe problemet në Kosovë

schedule16:44 - 21 Korrik, 2023

schedule 16:44 - 21 Korrik, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç vlerësoi se takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka qenë korrekt dhe shtoi se ky i fundit është një njeri që e kupton situatën në Kosovë.

Sipas Daçiçit, Stoltenberg ka krijuar një marrëdhënie shumë korrekte, humane dhe të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.

“Biseda ishte korrekte, në kuptimin e thirrjes që KFOR-i t’i kryejë detyrat që ka. Kjo është me rëndësi kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të situatës, në mënyrë që të mos vihet në dyshim nëse Serbia dëshiron të shtensionohet”, tha ai./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!