Me kamerunasin, Andre Onana, tashmë të transferuar zyrtarisht te “djajtë e kuq” të Manchester United, “zikaltërit” e Inter janë duke punuar me kohë të plotë për gjetjen e një porteri të ri, ku lista padyshim që është e gjatë.
Ndër opsionet është dhe portieri i Bayern Munich, Yann Sommer, i cili është i hapur për një kalim te “zikaltërit”, por duket se “bavarezët” janë problemi kryesor, me këta të fundit që nuk pranojnë të ulin çmimin prej 6 milionë eurosh të 34-vjeçarit.
I transferuar vetëm para 6 muajsh te kampionët e Bundesliga, Sommer është një portier i nivelit të lartë, i cili di të bëjë shumë mirë punën e tij, por mesa duket Marotta e Ausilio duan të kursejnë sa më shumë këtë merkato vere e për këtë arsye negociatat kanë ngecur në këtë pikë. /i.m /abcnews.al