SHKODËR- Një 21-vjeçar është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi i mori një shumë parash një turisti amerikan.
Sipas policisë, i riu i ka vjedhur turistit një shumë prej 27 000 lekë të rinj dhe 55 euro. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aspak të hijshme./ abcnews.al