“Ikja e Dr. Florit është e pazëvendësueshme”, West Side Family: Jemi munduar t’i rezistojmë kohës

schedule10:45 - 20 Korrik, 2023

schedule 10:45 - 20 Korrik, 2023

West Side Family është një nga grupet ikonë të muzikë shqiptare. Ndonëse vitet kanë shkuar, ata vazhdojnë të mbeten më të pëlqyerit nga publiku.

Së fundmi, ata kanë lancuar këngën e tyre më të re me titull “Me ex”. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë ndarë detaje nga ky projekt, duke theksuar se janë munduar gjithmonë të ndjekin linjën e Dr. Florit.

Ata kanë thënë se Flori i mungon shumë dhe do të vazhdojnë rrjedhën e tyre të pacënuar nga trendet e kohës.

Jemi përpjekur që dhe pas ikjes së Florit, sepse ikja e tij është e pazëvendësueshme, por mundohemi me grupin që punojmë, pra, me Fabin, me Albanin dhe Shpëtimin, jemi përpjekur që të mbajmë të njëjtën frymë, të njëjtën temë, siç e kemi dhe te kënga dhe të japim mesazhe sa më të qarta për publikun, që ato të mbeten, siç kanë mbetur dhe këngët tona që kanë mbi 20 vjet që dëgjohen akoma”, u shpreh Miri.

Flori dhe Miri i kanë nisur përpjekjet e para të grupit në vitin ’97/’98. Mos të harrojmë që në mënyrë figurative, kemi qene si puna e salmonit që noton kundra rrymës. West Side Family është një farë e fortë, një farë e mirë, që është munduar t’i rezistojë kohës. Do ta vazhdojmë ne këtë punë, të paprekur dhe të pacënuar, të pajoshur nga momenti, nga sfidat, nga trendet. Ne vazhdojmë në korsinë tonë sepse jeta shkon si kënga që kemi.

Ne mundohemi që të rrimë dhe të mos lëvizim nga llogorja jonë. Tani pa Florin është shumë e vështirë. Nuk e di, unë nuk e mendoja kurrë që do të riktheheshim si në 2017. Sepse unë në 2014 kur iku Flori thash, stop, ky është fundit.

Por e gjen forcën dhe zoti mesa duket do që ne të japim disa mesazhe në një formë apo në një formë tjetër”, tha Landi.