Barcelona do të mund të kompletojë transferimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Joao Felix.
Siç u bë e ditur të mërkurën, Los Colchoneros janë gati ta lëshojnë portugezin në formë huazimi te Barcelona.
Sipas gazetarit Manu Sainz, klubi katalanas së shpejti do të jetë në gjendje të mbyllë nënshkrimin e një sulmuesi të shtrenjtë, pavarësisht vështirësive financiare. Barcelona tashmë ka marrë miratimin e duhur.
Sipas thashethemeve, huazimi i Joao Felix mund t’i kushtojë Barcelonës 25 milionë euro, duke marrë parasysh edhe pagën e lojtarit. Kontrata e 23-vjeçarit me Atleticon është deri në qershor 2027 dhe tarifa e transferimit të tij vlerësohet në 50 milionë euro nga Transfermarkt. /G.D abcnews.al/