U dëmtua në kanionet e lumit Erzen, policia shpëton turisten gjermane me dy fëmijët e saj të mitur

schedule20:25 - 19 Korrik, 2023

schedule 20:25 - 19 Korrik, 2023

Një turiste gjermane është dëmtuar gjatë eksplorimit të natyrës, në kanionet e lumit Erzen.

39-vjeçarja e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj të mitur, u dëmtua në një terren shumë të vështirë, i cili nuk mund të përshkohej me automjet.

Policia në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë bërë të mundur ndërhyrjen me helikopter.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

?Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, i vijnë në ndihmë 1 turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen.

Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane  39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 39-vjeçares.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.r.t/abcnews.al