E rrallë/ Gruaja goditet nga një meteorit teksa pinte kafe

schedule12:55 - 19 Korrik, 2023

schedule 12:55 - 19 Korrik, 2023

Një grua në Francë është goditur nga një meteorit i vogël teksa pinte kafe në një tarracë me një mikeshë, e cila konsiderohet si një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik kur gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte ulur në një tarracë të hapur duke pirë kafe me një shoqe. Papritur diçka e goditi në brinjë.

Kishte një ‘bum’ të fortë nga çatia pranë nesh. Në momentin tjetër ndjeva një goditje në brinjë. Mendova se ishte një lloj kafshe. Ndoshta një lakuriq nate. Kur gjetëm gurin menduam se ishte një copë çimento nga çatia, por nuk ishte ajo ngjyrë, “përshkroi francezja ngjarjen për gazetën lokale “Les Dernieres Nouvelles d’Alsace”.

Për të hetuar se si guraleci kishte fluturuar në tarracën e saj, ajo kontaktoi një ekspert, i cili i tha se nuk ishte çimento nga çatia. Ajo gjithashtu i tregoi objektin misterioz gjeologut Dr Thierry Rebmann, i cili konfirmoi origjinën e tij jashtëtokësore.

Gjeologu deklaroi se brenda meteorit ka një përzierje hekuri dhe silikoni, që në vetvete nuk është asgjë e pazakontë. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rrallë që një meteorit të godasë një person.

Rasti i parë i konfirmuar i një meteori që goditi një person drejtpërdrejt ndodhi në Shtetet e Bashkuara pothuajse 70 vjet më parë.

Është gjithashtu shumë e rrallë të gjesh një meteorit në këto zona kontinentale pasi ato përzihen lehtësisht me shkëmbinjtë përreth. Nga ana tjetër, në një mjedis të shkretëtirës mund t’i gjejmë më lehtë,” vëren Dr. Rebman.

Meteorët janë shkëmbinj hapësinorë që i mbijetojnë udhëtimit nëpër atmosferën e Tokës dhe godasin tokën. Sipas NASA-s, vlerësohet se rreth 50 tonë material meteorit bien në Tokë çdo ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!