Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi/ Viktimat të moshave nga 16 deri 55 vjeç, ishin punëtorë sezonal

schedule07:33 - 19 Korrik, 2023

schedule 07:33 - 19 Korrik, 2023

Një 16 vjeçar dhe një 19 vjeçar janë në mesin e pesë shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht pasditen e së martës në Edesa të Greqisë, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende.

Mediat greke raporton se ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës dhe po shkonin drejt Skydra. Në rrethana ende të paqartë, makina me targa shqiptare ka dalë nga korsia dhe ka hyrë në të kundërtën duke u përplasur kokë më kokë me një kamion, përplasje që ka rezultuar fatale për ta.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i makinës ishte 55-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi./abcneës.al