Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku ka këkruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se: “Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”.
Kjo kërkesë e kryeprokurores Arta Marku vjen një ditë pas përhapjes në media të një lajmi të rremë në lidhje me tërmetet, i cili shkaktoi panik dhe shqetësim të qytetarët. /abcnews.al


