Një vajzë e mitur ka përjetuar çaste ankthi për pak në momentin që ajo është gjendur e mbyllur në makinën e nënës së saj.
Mediat greke shkruajnë se vogëlushja 5 vjeçare është gjetur nga një kalimtar i rastit e mbyllur në makinën e mamasë së saj, teksa bërtiste dhe kërkonte ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur në Evia ku një kalimtar që ishte nisur në drejtim të shtëpisë së tij ka parë vajzën e vogël në makinë tek godiste xhamat e makinës dhe bërtiste se ishte mbyllur dhe nuk merrte frymë, duke kërkuar ndihmë.
“Jam mbyllur brenda… Po shpërthej… Telefono mamin”, ishin thirrjet e vogëlushes.
Burri që ka kuptuar ngjarjen, raporton se më në fund ka gjetur nënën që hapi makinën, madje duke i bërtitur vogëlushes se ishte mbyllur brenda.
Ndër të tjera sipas informacioneve mësohet se nëna e vogëlushes ishte brenda një dyqani dhe po ndërronte rrobat. /abcnews.al