“Duam ujë”. Kjo është thirrja e banorëve të fshatit Nartë që këtë të hënë i janë drejtuar bashkisë Vlorë për të kërkuar zgjidhje. Një problematikë që zgjat gjatë gjithë verës ndërsa prej 10 ditësh sipas tyre uji mungon totalisht në banesat e tyre.
Banorët kanë protestuar përpara bashkisë ndërsa kanë zhvilluar më pas edhe një takim me drejtues të bashkisë, ku u është premtuar zgjidhje. Banorët kanë theksuar se situata mbetet problematike ndërsa nëse nuk marrin zgjidhje do të drejtohen në Tiranë.
Sipas tyre mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që në fshat te mos kthehen as familjarët që jetojnë jashtë vendit. Banorët konfirmojnë se kjo problematikë zgjat prej kohësh pa asnjë zgjidhje ndërsa kërkojnë ujë në banesat e tyre.
Duke pritur zgidhjen e situatës ata thonë se nëse nuk ndryshon gjë protestat do të vijojnë./abcnews.al