Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ukraina insiston në luftë, Evropa paguan për gjithçka”, Kievi kritikon deklaratën e presidentit bullgar

schedule17:26 - 16 Korrik, 2023

schedule 17:26 - 16 Korrik, 2023

Presidenti bullgar, Rumen Radev sulmoi Ukrainën duke pretenduar se Kievi “insiston në luftën”, ndërsa “Evropa paguan për gjithçka”.Rumen Radev tha se “e gjithë Evropa po paguan faturën” për mbrojtjen e Ukrainës dhe i bëri thirrje Bullgarisë të miratojë një pozicion “neutraliteti”.

Komentet e tij bënë që kryeministri bullgar Nikolai Denkov të sqaronte se nuk ishin qëndrimi i qeverisë.”Sot ai përsërit disa deklarata ruse që nuk kanë të bëjnë me atë që anëtarët e BE-së dhe NATO-s paraqesin si qëndrim,” tha Denkov, sipas Kyiv Independent.

Ambasada e Ukrainës në Sofje u përgjigj duke thënë se fajësimi i luftës ndaj Ukrainës, e cila “u sulmua pabesisht nga fqinji i saj verior, është një nga tezat më të zakonshme mbështetëse të propagandës ruse dhe luftës hibride në Evropë”.

Ambasada tha se Kievi po bënte të gjitha përpjekjet e mundshme për të rivendosur paqen dhe hodhi poshtë qëndrimin e Radevit se furnizimi me armë në Ukrainë nxit dhe zgjat luftën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!